Samsung SM-G900F Manuel d'utilisateur Page 6

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 253
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 5
6
Më lexo mua më parë
Pajisja ofron komunikim celular dhe shërbime mediatike duke përdorur standardet dhe
ekspertizën teknologjike më të fundit të Samsung. Ky manual përdoruesi dhe informacionet
e disponueshme në www.samsung.com përmbajnë detaje rreth funksioneve dhe veçorive të
pajisjes.
•
Ju lutem lexoni këtë manual para se të përdorni pajisjen për përdorimin e duhur dhe të
sigurt.
•
Përshkrimet bazohen në parametrat e fabrikës të pajisjes.
•
Disa materiale mund të ndryshojnë nga pajisja juaj në varësi të rajonit, operatorit të
shërbimit ose softuerit të pajisjes.
•
Përmbajta (përmbajtja e cilësisë të lartë) e cila kërkon përdorim të lartë të CPU-së dhe
RAM-it do të ndikojë në performancën e përgjithshme të pajisjes. Aplikacionet që lidhen
me përmbajtjen mund të mos funksionojnë si duhet në varësi të të dhënave të pajisjes dhe
ambientit në të cilin përdoren.
•
Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës që shkaktohen nga
operatorët e tjerë përveç Samsung.
•
Samsung nuk është përgjegjës për problemet e performancës ose papajtueshmërive të
shkaktuara nga ndryshimet e parametrave të regjistrit ose modifikimi i softuerit të sistemit
operativ. Përpjekja për të personalizuar sistemin operativ mund të shkaktojë që pajisja ose
aplikacionet e tjera të mos funksionojnë mirë.
•
Softueri, burimet e zërit, figurat e sfondit, imazhet, dhe mediat e tjera të dhëna me këtë
pajisje janë të licensuara për përdorim të limituar. Nxjerrja dhe përdorimi i këtyre materialeve
për qëllime komerciale ose për qëllime të tjera përbën shkelje të ligjeve për të drejtat e
autorit. Përdoruesit janë plotësisht përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të medias.
•
Mund të keni tarifim shtesë për shërbimet e të dhënave, si dërgimi i mesazheve, ngarkimet
dhe shkarkimet, sinkronizimi automatik ose përdorimi i shërbimeve për vendndodhjen. Për
të shmangur tarifimin shtesë, zgjidhni një plan tarifor të përshtatshëm të internetit. Për më
shumë hollësi, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
•
Aplikacionet e standarde që vijnë së bashku me pajisjen janë subjekt ndryshimi ndaj
përditësimeve dhe mund të mos suportohen më pa njoftim paraprak. Nëse keni pyetje rreth
një aplikacioni të dhënë bashkë me pajisjen, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.
Për aplikacionet e instaluara nga përdoruesi, kontaktoni me ofruesit e shërbimit.
•
Modifikimi i sistemit operativ të pajisjes ose instalimi i softuerëve nga burime jozyrtare mund
të shkaktojë keqfunksionime të pajisjes dhe korruptim ose humbje të të dhënave. Këto
veprime janë shkelje të marrëveshjes tuaj të lejes me Samsung dhe do të evitojnë garancinë.
Vue de la page 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 252 253

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire