Samsung GT-N7108 Fiche technique Page 16

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 476
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 15
Shqip
15
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për
informacione rreth frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate
dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të
përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet nga frekuencat e radios të
nxjerra nga pajisja juaj.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston 
mundësia e shpërthimit.
Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston 
mundësia e shpërthimit.
Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë 
karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale 
shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Fikeni pajisjen kur jeni në aeroplan
Pajisja juaj mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit të
aeroplanit.
Pajisja juaj mund të interferojë me pajisjet automotive
Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të
interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë
informacione.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe
rregullat e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve
celulare gjatë drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë.
Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse
kjo gndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni
gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë 
dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për
kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare.
Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen 
tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një
moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, 
bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
Vue de la page 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 475 476

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire