Samsung GT-N7108 Fiche technique Page 17

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 476
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 16
Shqip
16
Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste 
detyrash ose kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga
përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit.
Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje 
ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për
çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin 
vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni
makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju shpërqëndrojnë vëmendjen
nga rruga.
Përdorni pajisjen tuaj për të kërkuar ndihmë. Telefononi një numër 
emergjencash në raste zjarri, aksidentesh trafiku ose emergjenca të tjera
mjekësore.
Përdorni pajisjen tuaj për të ndihmuar të tjerët në raste urgjence. Nëse 
shikoni një aksident me makinë, një krim në progres ose një emergjencë
mjekësore ku jetët janë në rrezik, telefononi një numër lokal emergjencash.
Telefononi ndihmën rrugore apo numrin e posaçëm për ndihmë jo-urgjente, 
kur është e nevojshme. Nëse shikoni një automjet të prishur që nuk shfaqe
rreziqe serioze, një sinjal trafiku të prishur, një aksident të vogël trafiku ku
askush nuk duket i lënduar, ose një automjet që e dini se është vjedhur,
telefononi nnumër ëshrcaktuar për raportimin e këtyre lloj
situatash.
Kujdesi i duhur dhe përdorimi i pajisjes suaj celulare
Mbajeni pajisjen të thatë
Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në 
pajisjen tuaj.
Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur 
tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk
mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir
dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.
Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim nga 
uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta bëjë të
pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta
pluhuri ose materiale fluturuese në ajër
Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të
keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.
Vue de la page 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 475 476

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire