Samsung GT-N7108 Fiche technique Page 19

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 476
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 18
Shqip
18
Nëse pajisja juaj ka një dritë kamere, mos e përdorni për të mbyllur
syte e njerëzve ose kafshëve
Përdorimi i blicit pranë syve mund shkaktojë humbje rkohshme shikimi
ose të dëmtojë sytë.
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e 
mbani ekranin shumë afër syve tuaj.
Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni dritave të 
forta gjatë shikimit të videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash
për një periudhë kohore të gjatë. Nëse ndieni jorehati, ndaloni menjëherë
përdorimin e pajisjes.
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve
në ekran me gishta, luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar,
qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për
periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini butonat
lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas
përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe të ngarkuesit
Mos e karikoni pajisjen tuaj për më shumë se një javë, pasi karikimi i tepërt 
mund të shkurtojë jetën e baterisë.
Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të 
karikohet përsëri para se të përdoret.
Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuar.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga
prodhuesi
Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e 
pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë.
Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor 
aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e kafshoni ose thithni pajisjen ose baterinë
Nëse bëni këtë mund të dëmtoni pajisjen ose të shkaktoni një plasje.
Nëse pajisja përdoret nga fëmijë, sigurohuni se po e përdorin atë siç duhet.
Mos futni pajisjen apo aksesorë të furnizuar në sy, veshë, ose gojë
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime serioze.
Vue de la page 18
1 2 ... 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 ... 475 476

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire