Samsung WF1124XAC Manuel d'utilisateur Page 627

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 712
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 626
Shqip - 3
01 INFORMACIONI I SIGURISË
informacioni i sigurisë
Urime për larësen tuaj të re nga Samsung. Ky manual përmban informacion të
rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj.
Ju lutemi, kushtojini kohë leximit të këtij manuali për të përfi tuar plotësisht nga
avantazhet dhe veçoritë e shumta të larëses tuaj.
ÇFARË DUHET TË DINI RRETH UDHËZIMEVE PËR SIGURINË
Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar të dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe
me rendiment veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes tuaj të re dhe mbajeni manualin në një vend të sigurt
afër pajisjes për referencë të mëvonshme. Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si
përshkruhet në këtë manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe
gjendjet e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj për të përdorur mendim praktik, kujdes dhe
vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim makinën tuaj larëse.
Meqenëse këto udhëzime të mëposhtme të funksionimit mbulojnë shumë modele, karakteristikat e makinës tuaj
larëse mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese
mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime, kontaktoni qendrën më të afërt të
shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.samsung.com.
SIMBOLET DHE PARALAJMËRIMET E RËNDËSISHME TË SIGURISË
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
PARALAJMËRIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim i
rëndë personal, vdekje dhe/ose dëm të pasurisë.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim
personal dhe/ose dëm të pasurisë.
KUJDES
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose
dëmtimit personal kur përdorni makinën tuaj larëse, ndiqni këto
paralajmërime bazë të sigurisë:
MOS u përpiqni.
MOS e çmontoni.
MOS e prekni.
Ndiqni udhëzimet me saktësi.
Hiqni spinën e korrentit nga priza në mur.
Sigurohuni se makina është e tokëzuar për të parandaluar goditjen
elektrike.
Telefonojini qendrës së shërbimit për ndihmë.
Shënim
Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar dëmtimin tuaj ose të të tjerëve.
Ju lutemi ndiqini ato me saktësi.
Pas leximit të këtij seksioni, ruajeni atë në një vend të sigurt për referim në të ardhmen.
Lexoni të gjitha udhëzimet përpara përdorimit të pajisjes.
Ashtu si me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme.
Për ta përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionimin e saj dhe ushtroni kujdes kur
e përdorni atë.
ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec10:3ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec10:3 2015-10-21  6:18:092015-10-21  6:18:09
Vue de la page 626
1 2 ... 622 623 624 625 626 627 628 629 630 631 632 ... 711 712

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire