Samsung WF1124XAC Manuel d'utilisateur Page 637

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 712
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 636
Shqip - 13
02 INSTALIMI
Shkarkimi
Samsung rekomandon një gjatësi të tubit të qëndrimit prej 65cm. Tubi i shkarkimit duhet të kalojë
përmes kapëses të tubit të shkarkimit tek tubi i qëndrimit. Tubi i qëndrimit duhet të jetë aq i madh
sa të pranojë diametrin e jashtëm të tubit të shkarkimit. Tubi i shkarkimit bashkohet në fabrikë.
Nivelimi
Për funksionimin më të mirë, makina juaj larëse duhet të instalohet në një dysheme të
qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar vibrimin
dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. Sipërfaqet prej qilimi dhe pllaka të buta janë faktorë që
kontribuojnë ndaj vibrimeve dhe tendencës që makinë juaj larëse të lëvizë disi gjatë ciklit të
rrotullimit.
Mos e instaloni kurrë makinën tuaj larëse në një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të
paktë.
Temperatura e mjedisit
Mos e instaloni makinën tuaj larëse në zona ku uji mund të ngrijë, meqenëse makina juaj larëse
gjithnjë duhet të mbajë pak ujë në pjesët e valvulës, pompës dhe tubit të ujit. Uji i ngrirë në
tubacione mund të shkaktojë dëmtim të rripave, pompës dhe elementëve të tjerë.
Instalimi në mur ose dollap
Për të funksionuar në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme, makina juaj larëse e re kërkon një
mjedis të hapur minimumi prej:
Anët – 25 mm Pjesa e pasme – 50 mm
Pjesa e sipërme – 25 mm Pjesa e përparme – 465 mm
Nëse makina larëse dhe tharëse instalohen se bashku, pjesa e përparme e vendosjes në mur
ose dollap duhet të ketë të paktën 465 mm të hapjes së penguar të ajrit. Vetëm makina juaj
larëse nuk ka nevojë për një hapje të posaçme të ajrit.
INSTALIMI I MAKINËS TUAJ LARËSE
HAPI 1
Zgjedhja e vendit
Përpara sesa të instaloni makinën larëse, sigurohuni se vendi:
Ka një sipërfaqe të fortë, të niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bllokojë ajrosjen
Është larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit
Ka ajrosje të përshtatshme
Nuk do të ngrijë (nën 0 ˚C)
Është larg nga burimet e zjarrit, të tillë si vaj ose gaz
Ka hapësirë të mjaftueshme, në mënyrë që makina larëse të mos qëndrojë mbi kabllon e
saj të korrentit
ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec4:13ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec4:13 2015-10-21  6:18:112015-10-21  6:18:11
Vue de la page 636
1 2 ... 632 633 634 635 636 637 638 639 640 641 642 ... 711 712

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire